Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë. Në këtë takim sipas AAK-së, mes tjerash u diskutua edhe për zhvillimet në vend. Sipas kësaj partie, mungesa e një agjende të qartë zhvillimore e bashkëpunuese po e shtyn vendin sërish drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
“Gjatë takimit u diskutua edhe për zhvillimet aktuale politike në vend. Mungesa e rezultateve në qeverisje, në mungesë të një agjende të qartë zhvillimore dhe bashkëpunuese, fatkeqësisht po e shtyn vendin prapë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme”, thuhet në postimin në Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj mbledhje sipas njoftimit është diskutuar për procesin e brendshëm zgjedhor i cili në nivel dege pritet të përfundoj më 10 maj, për t’u përmbyllur pastaj më 24 maj me mbajtjen e Kuvendit të Përgjithshëm Zgjedhor.
AAK-ja e ka paraparë që gjatë mbajtjes së Kuvendit të kësaj partie, do të zgjidhen kryetari dhe strukturat e reja drejtuese.