Arbëri

Abdixhiku: Takimi farsë, Kosova mbetet në krizë

Lumir Abdixhiku

Foto: Driton Paçarada

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur farsë publike takimin e liderëve partiakë, të ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk ka pasur ndryshime të qëndrimeve nga Lëvizja Vetëvendosje, duke shtuar se Kosova mbetet në krizë politike.

“Takimi ishte më tepër farsë publike se substancial pasi qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë të njëjta, as nuk e respektonin, as nuk e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses – as për votimin e fshehtë, as për shumicën. Për LDK-në është evidente se përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Kurti e pranoi që nuk ka shumicë, por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake”, ka thënë Abdixhiku pas takimi dyorësh.

Sipas kryetarit të LDK-së, VV-ja po insiston në procedura jokushtetuese – siç është votimi i fshehtë.

“Moslëvizja nga këto pozicione e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike. Tani kemi aktgjykim të Kushtetueses, mosrespektimi i tij është hap i parë për përmbysje të rendit kushtetues. Së pari kërkuam që të na jepet e drejta që të votojmë për, kundër apo abstenim dhe LDK-ja me të gjithë 20 deputetët do të votonte kundër. Por ata po kërkojnë votim të fshehtë. Po insistojnë në procedura jokushtetuese. Ne duam të votojmë, por po na pamundësohet sepse nuk mund ta shkelim Kushtetutën. Votimi i fshehtë e shkel Kushtetutën”, u shpreh ai.

Abdixhiku ka thënë se Kurti s’po do të ketë zgjidhje, pasi i ka votat për 40 emra të tjerë për kryeparlamentar nga PDK-ja. Tutje, u shpreh se shpreson që presidentja Vjosa Osmani të përfshihet në këtë çështje.

“Kosova vazhdon të mbetet në krizë. Partia e parë nuk po do ta bëjë shumicën. Pas 30 dite do të futemi në një gjendje të paqartë historike. Pas 30 ditë do duhej interpretim i ri. Në këtë fazë, LDK-ja shpreson në përfshirjen e presidentes”, ka thënë ai.

Lexo përditësimet tjera
Nis mbledhja, të gjitha partitë i shkojnë Kurtit në takim

Ka takim, s’ka zgjidhje

Liderët e partive politike nuk i kanë dhënë zgjidhje bllokadës në konstituimin e përbërjes së re...