Në vazhdimin e seancës konstituive që do të organizohet të dielën, ligjvënësit do të shkojnë pa marrëveshje mes partive politike për t’i dhënë fund bllokadës në Kuvend. Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, i cili thirri takimin, tha se ofroi propozime që nuk u pranuan nga përfaqësues të PDK-së, LDK-së e AAK-së. Ndërkaq, zyrtarë të këtyre subjekteve politike theksuan se propozimet bien ndesh me aktgjykimin e fundit të Kushtetueses
Liderët e partive politike nuk i kanë dhënë zgjidhje bllokadës në konstituimin e përbërjes së re të Kuvendit, as pas takimit të së shtunës, nikoqir i të cilit ka qenë kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti.
Takimi u zhvillua dy ditë pasi Gjykata Kushtetuese publikoi aktgjykimin për seancën konstituive, në të cilin theksohet se e drejta e propozimit të kryeparlamentarit nga partia fituese kërkon bashkëpunim në mirëbesim nga deputetët e zgjedhur për të gjetur kompromisin apo konsensusin e domosdoshëm. Në aktgjykim është theksuar se seanca konstituive duhet përmbyllur brenda 30 ditësh.
Kurti, i cili është kryeministër në detyrë, ka kumtuar se nuk është arritur konsensus mes partive parlamentare për konstituimin e Kuvendit, ndonëse ka deklaruar se i ka ofruar dy propozime kompromisi për ta zhbllokuar procesin.
“Nuk ka konsensus, sa i përket kompromisit – ne kemi lëvizur”, ka thënë Kurti pas takimit me liderët e partive, duke shtuar se përkundër përpjekjeve të bëra pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, situata mbetet e bllokuar.
“Propozimet e kompromisit”, siç i ka quajtur Kurti, kanë të bëjnë me votimin e fshehtë dhe votimin në pako të kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.
“Propozimi i parë ka qenë: nëse kandidatja për kryetare nuk i merr 61 vota në votimin e fshehtë, atëherë tërhiqet nga kandidatura. Edhe pse ky ka qenë qëndrim i njëanshëm i Haxhiut, unë e respektoj. Ajo nuk dëshiron të votohet dy herë me votim të fshehtë. Kemi lëvizur krahasuar me situatën para të enjtes kur u dha aktgjykimi. Kjo duket që nuk i kishte bërë përshtypje opozitës”, ka thënë Kurti. “Dhe e dyta ishte: le ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës, marrëveshje në paketë për votimin e kryetarit dhe nënkryetarët. E pastaj nëse nuk duan votim të fshehtë, le të delegojnë përfaqësuesit në komisionin për votim të fshehtë, të cilin mund ta rrëzojnë me votë. Procesi ka mbetur në gjysmë. Ne e kemi deleguar aty Hekuran Muratin, ndërsa të tjerët nuk kanë deleguar. Le t’i delegojnë edhe të tjerët dhe pastaj po e rrëzojmë me marrëveshje atë komision e pastaj marrëveshja politike që kryetarja dhe nënkryetarët të votohen në paketë”.
Sipas Kurtit, këta hapa do të mundësonin ecjen përpara në procesin e konstituimit të Kuvendit, por mungesa e gatishmërisë së opozitës e ka lënë procesin në gjysmë.
Kurti theksoi se “Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk i zgjidh mosmarrëveshjet politike” dhe se pas këtij sqarimi nga aktgjykimi, është dashur që partitë të ulen për të gjetur zgjidhje.
“19 prilli ishte dita më e mirë për këtë legjislaturë – momenti kur bëmë hapin drejt ndërtimit të institucioneve. Por këta deputetë kanë nevojë për shtëpinë e tyre, e ajo është Kuvendi. Për ta bërë këtë, duhet të zgjedhim kryetaren dhe pesë nënkryetarët”, ka theksuar Kurti.
Takimin e së shtunës, ai e cilësoi të vlefshëm për shkak të sqarimeve të ndërsjella, por përsëriti se mënyra se si kanë vepruar partitë që kanë qenë në opozitë, nuk është e shëndetshme për ndërtimin e institucioneve.
I pyetur se si do të veprojë Vetëvendosje në vazhdimin e seancës së ftuar për të dielën, Kurti ka thënë se do të shkojë ashtu siç e ka ftuar kryesuesi.
Takimi i së shtunës ka zgjatur më shumë se dy orë dhe është i pari pas zgjedhjeve, të cilit i janë përgjigjur përfaqësuesit e partive kryesore që në zgjedhjet e 9 shkurtit kanë siguruar ulëse në Kuvend.
Përfaqësues të subjekteve politike që kanë qenë në opozitë gjatë mandatit të shkuar, theksuan se fajtorë për bllokadën janë Kurti dhe Vetëvendosja.
Kryetari i Partisë Demokratike (PDK), Memli Krasniqi, e ka cilësuar aktrim takimin e ftuar nga Kurti.
“Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar përmbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë”, ka thënë Krasniqi.
Ai është ankuar në qëndrimin e Vetëvendosje për votimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Sipas tij, po që se votohet të nesërmen për komision për votim të fshehtë, deputetët do të bëjnë shkelje të qartë kushtetuese.
Krasniqi ka thënë se në këtë situatë presidentja mund të marrë rol.
E, kryetari i Lidhjes Demokratike, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur farsë publike takimin e liderëve partiakë. Ai ka thënë se nuk ka pasur ndryshime të qëndrimeve nga Vetëvendosje, dhe ka vlerësuar se Kosova mbetet në krizë politike.
“Takimi ishte më tepër farsë publike se substancial pasi qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë të njëjta: as nuk e respektonin, as nuk e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses, as për votimin e fshehtë, as për shumicën. Për LDK-në është evidente se përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Kurti e pranoi që nuk ka shumicën, por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake”, ka thënë Abdixhiku pas takimi dyorësh.
Sipas kryetarit të LDK-së, LVV-ja insiston në procedura jokushtetuese, siç është votimi i fshehtë për kryeparlamentarin.
“Moslëvizja nga këto pozicione e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike. Tani kemi aktgjykim të Kushtetueses. Mosrespektimi i tij është hap i parë për përmbysje të rendit kushtetues”, ka thënë Abdixhiku dhe i ka bërë të ditura kërkesat e partisë që e drejton. “Së pari kërkuam që të na jepet e drejta që të votojmë për, kundër apo abstenim dhe LDK-ja me të gjithë 20 deputetët do të votonte kundër. Por, ata po kërkojnë votim të fshehtë. Po insistojnë në procedura jokushtetuese. Ne duam të votojmë, por po na pamundësohet sepse nuk mund ta shkelim Kushtetutën. Votimi i fshehtë e shkel Kushtetutën”.
Abdixhiku ka thënë se Kurti nuk do që të ketë zgjidhje, pasi parti të tjera janë zotuar të votojnë për, për 40 emra të tjerë deputetësh për kryeparlamentar. Ai u shpreh se shpreson që presidentja Osmani të përfshihet në çështjen e gjetjes së një zgjidhjeje.
“Kosova vazhdon të mbetet në krizë. Partia e parë nuk po do ta bëjë shumicën. Pas 30 dite do të futemi në një gjendje të paqartë historike. Pas 30 ditësh do duhej interpretim i ri. Në këtë fazë, LDK-ja shpreson në përfshirjen e presidentes”, ka thënë ai.
Ndërkaq, deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar asnjë ofertë të partive parlamentare që ishin në opozitë, e nëpërmjet të cilave është synuar dalja nga ngërçi në Kuvend.
Ajo ka thënë se po që se votohet të dielën për komisionin për votim të fshehtë, deputetët do të bëjnë shkelje kushtetuese.
“Erdhëm me shpresë në këtë takim, por po shohim që nuk ka shpresë, nuk ka konsensus. Partia në pushtet nuk e ka pranuar asnjë ofertë që e kemi ofruar. Është e çuditshme se aty ku iu konvenon që me një aktgjykim të vitit 2014 që i jepet e drejta partisë së parë për ta zgjedhur kryeparlamentarin, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për atë kandidat. Por me interpretimin tjetër të Kushtetueses, janë munduar të shtrembërojnë plotë pika të këtij aktgjykimi, të mos pranojnë asgjë – as afatin 30 ditor, as shkeljen për ndryshimin e mënyrës së votimit”, ka thënë deputetja Kadrijaj.
Sipas saj, një nga kërkesat e LVV-së ishte që të votohet në pako kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Por theksoi se kjo do të ishte antiligjore.
“Kërkuam të mos vazhdohet me votimin e komisionit. Të kthehet votimi i hapur e më pas është e drejta e LVV-së ta kandidojë secilin që do. Këta po duan që të votohet në pako kryetari bashkë me nënkryetarët por kjo nuk është praktikë e mirë, është antiligjore – shkelet Rregullorja e Kuvendit”, ka thënë Kadrijaj.
E, Fatmir Limaj, i cili drejton Nismë Socialdemokrate – parti që në zgjedhje garoi bashkë me AAK-në por më pas shprehu gatishmëri për bashkëpunim me LVV-në – ka thënë se takimi i liderëve partiakë më shumë ka qenë rreth këndvështrimeve për aktgjykimin sesa për zgjidhjen e situatës.
Ai ka deklaruar se për të dalë nga krizat politike duhen marrëveshje.
“Takimi më tepër ka shkuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të secilit se si e shohin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e më pak është folur për atë që besoj unë është tema kryesore. Kriza sikur këto zgjidhen me marrëveshje politike. Edhe ai aktgjykim e ka dhënë këtë udhëzim”, ka deklaruar Limaj pas takimit.
Ai ka porositur Vetëvendosjen si parti më e madhe, që të sigurojë shumicën e sipas tij, për shkak të situatës duhet që të bëhen kompromise dhe të gjendet rruga për shumicën parlamentare.
Limaj u ka bërë thirrje liderëve partiakë të largohen nga interesat partiake dhe t’i japin zgjidhje bllokadës më shumë se dymujore.
E, partnerë të Kurtit gjatë qeverisjes së shkuar, shprehën besimin se bllokadës do t’i jepet zgjidhje shpejt.
Bashëkryetari i Listës GUXO, Faton Peci, ka thënë se në takim me liderët e partive pati diskutime konstruktive nga disa akterë dhe u shpreh optimist se në javët në vazhdim do të ketë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit.
“Duhet të vazhdojmë me tentativa të radhës në mënyrë që në javët në vazhdim të kemi Kuvend të konstituuar. Ka pasur diskutime pozitive nga disa akterë. Nga natyra jam optimist se do të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Peci.
E udhëheqësja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pretendimi i opozitës se votimi i fshehtë shkel Kushtetutën është i pasaktë.
“Në asnjërin nga paragrafët nuk është e specifikuar se mbarëvajtja e seancës konstituive ka shënuar shkelje kushtetuese”, ka thënë ajo.
Nga 15 prilli, deputetët e zgjedhur janë mbledhur çdo dy ditë, por kanë dështuar në 37 herë për ta konstituuar Kuvendin. Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi emrin e Albulena Haxhiut dhe nuk e mori shumicën, e më pas kërkoi që të ndryshohet mënyra e votimit, duke kaluar në votim të fshehtë. Deri tash nuk ka marrë mbështetjen në këtë përpjekje. Partitë që kanë qenë në opozitë gjatë mandatit të shkuar, nuk kanë votuar fare, ndërkaq AAK-ja e pati çuar në Kushtetuese për shqyrtim pikërisht këtë propozim të LVV-së.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.
Kurti: S’ka konsensus, i bëmë dy propozime
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se nuk ka konsensus mes partive parlamentare për konstituimin e Kuvendit, ndonëse ka deklaruar se i ka ofruar dy propozime kompromisi për të zhbllokuar procesin.
“Nuk ka konsensus, sa i përket kompromisit – ne kemi lëvizur”, ka thënë Kurti pas takimit me liderët e partive, duke shtuar se përkundër përpjekjeve të bëra pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, situata mbetet e bllokuar.
“Propozimet e kompromisit”, siç i ka quajtur Kurti, kanë të bëjnë me votimin e fshehtë dhe votimin në pako të kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve.
“Propozimi i parë ka qenë nëse kandidatja për kryetare nuk i merr 61 vota në votimin e fshehtë, atëherë tërhiqet nga kandidatura. Edhe pse ky ka qenë qëndrim i njëanshëm i Haxhiut, unë e respektoj. Ajo nuk dëshiron të votohet dy herë me votim të fshehtë. Kemi lëvizur krahasuar me situatën para të enjtes kur u dha aktgjykimi. Kjo duket që nuk i kishte bërë përshtypje opozitës. Dhe e dyta ishte le ta bëjmë një marrëveshje politike lidhur me nenin 67 të Kushtetutës, marrëveshje në paketë për votimin e kryetarit dhe nënkryetarët. E pastaj nëse nuk duan votim të fshehtë, le të delegojnë përfaqësuesit në komisionin për votim të fshehtë të cilin mund ta rrëzojnë me votë. Procesi ka mbetur në gjysmë. Ne e kemi deleguar aty Hekuran Muratin, ndërsa të tjerët nuk kanë deleguar. Le t’i delegojnë edhe të tjerët dhe pastaj po e rrëzojmë me marrëveshje atë komision e pastaj marrëveshja politike që kryetarja dhe nënkryetarët të votohen në paketë”, u shpreh Kurti pas takimit.
Sipas Kurtit, këto hapa do të mundësonin ecjen përpara në procesin e konstituimit të Kuvendit, por mungesa e gatishmërisë së opozitës e ka lënë procesin në gjysmë.
Kurti theksoi se “Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se nuk zgjidh mosmarrëveshjet politike” dhe se pas këtij sqarimi nga aktgjykimi, është dashur që partitë të ulen për të gjetur zgjidhje.
“19 prilli ishte dita më e mirë për këtë legjislaturë – momenti kur bëmë hapin drejt ndërtimit të institucioneve. Por këta deputetë kanë nevojë për shtëpinë e tyre, e ajo është Kuvendi. Për ta bërë këtë, duhet të zgjedhim kryetaren dhe pesë nënkryetarët”, shtoi Kurti.
Ai kritikoi PDK-në dhe LDK-në se po e keqlexojnë dhe keqinterpretojnë publikisht aktgjykimin e Kushtetueses.
Takimin e sotëm Kurti e quajti të vlefshëm për shkak të sqarimeve të ndërsjella, por përsëriti se mënyra si po vepron opozita nuk është e shëndetshme për ndërtimin e institucioneve.
I pyetur se si do të veprojë Vetëvendosje në seancën e ftuar për të dielën, Kurti ka thënë se do të shkojë ashtu siç e ka ftuar kryesuesi i seancës.
Peci optimist se në javët në vazhdim do të ketë Kuvend të konstituar
Bashëkryetari i Listës GUXO, Faton Peci, ka thënë se në takim me liderët e partive pati diskutime konstruktive nga disa akterë dhe u shpreh optimist se në javët në vazhdim do të ketë marrëveshje për konstituimin e Kuvendit.
“Duhet të vazhdojmë me tentativa të radhës në mënyrë që në javët e vazhdim të kemi Kuvend të konstituar. Ka pasur diskutime pozitive nga disa akterë. Nga natyra jam optimist se do të gjendet një zgjidhje”, ka thënë Peci.
Ai bëri të ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dhënë dy propozime, “të cilat do t’i tregojë vetë në konferencë”. Peci tregoi edhe një propozim që e ka dhënë vetë.
“Kam pasur propozim, të ketë marrëveshje politike për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe nënkryetarëve. Të kemi pako të marrëveshjes dhe jo pako të votimit të kryetarit dhe nënkryetarëve. Rezultati i zgjedhjeve të 9 shkurtit nuk mund të tjetërsohet. Kryeministri në detyrë ka legjitimitetin më të madh. Në funksion të kësaj, të gjitha partitë duhet t’i thirrin arsyes”, shtoi ai.
E udhëheqësja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila, ka thënë se pretendimi i opozitës se votimi i fshehtë shkel Kushtetutën është i pasaktë.
“Në asnjërin nga paragrafët nuk është e specifikuar se mbarëvajtja e seancës konstituive ka shënuar shkelje kushtetuese”, ka thënë ajo.
Limaj: Krizat zgjidhen me marrëveshje politike
Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate, ka thënë se takimi i liderëve partiakë të shtunën më shumë ka qenë rreth këndvështrimeve për aktgjykimin sesa për zgjidhjen e situatës.
Ai ka deklaruar se për të dalë nga krizat politike duhen marrëveshje.
“Takimi më tepër ka shkuar rreth qasjeve dhe këndvështrimeve të secilit se si e shohin aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese e më pak është folur për atë që besoj unë është tema kryesore – kriza sikur këto zgjidhen me marrëveshje politike. Edhe ai aktgjykim e ka dhënë këtë udhëzim”, ka deklaruar Limaj pas takimit.
Ai ka porositur Vetëvendosjen si partia më e madhe që të sigurojë shumicën e sipas tij, për shkak të situatës duhet që të bëhen kompromise dhe të gjendet rruga për shumicën parlamentare.
Limaj u ka bërë thirrje liderëve partiakë të largohen nga interesat partiake.
Kadrijaj: S’ka shpresë, VV-ja s’i pranoi ofertat tona
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje nuk ka pranuar asnjë ofertë të partive parlamentare që ishin në opozitë, për dalje nga ngërçi në Kuvend.
Ajo ka thënë se po që se votohet të dielën për komisionin për votim të fshehtë, deputetët do të bëjnë shkelje kushtetuese.
“Erdhëm me shpresë në këtë takim, por po shohim që nuk ka shpresë, nuk ka konsensus. Partia në pushtet nuk e ka pranuar asnjë ofertë që e kemi ofruar. Është e çuditshme se aty ku ju konvenon që me një aktgjykim të vitit 2014 që i jepet e drejta partisë së parë për ta zgjedhur kryeparlamentarin, po e shfrytëzojnë të drejtën e tyre për atë kandidat. Por me interpretimin tjetër të Kushtetueses, janë munduar me shtrembëru plot pika të këtij aktgjykimi, mos me pranu asgjë – as afatin 30 ditor, as shkeljen për ndryshimin e mënyrës së votimit”, ka thënë ajo.
Sipas Kadrijajt, kërkesa e VV-së ishte që të votohet në pako kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit. Por shtoi se kjo është antiligjore.
“Kërkuam të mos vazhdohet me votimin e komisionit. Të kthehet votimi i hapur e më pas është e drejta e LVV-së ta kandidojë secilin që do. Këta po duan që të votohet në pako, kryetari bashkë me nënkryetarët por kjo nuk është praktikë e mirë, janë antiligjore, shkelet Rregullorja e Kuvendit”, ka thënë Kadrijaj.
Krasniqi: Kurti nuk ndryshon, aktroi
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar aktrim takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për dalje nga kriza parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Krasniqi ka vlerësuar se takimi ka rezultuar i pasuksesshëm.
“Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese ia jep për konsultime në mirëbesim dhe përgjegjësinë për të gjetur kompromis, rezultoi i pasuksesshëm sepse situata s’është e njëjtë, por Kurti është i njëjtë”, ka thënë ai.
Krasniqi është ankuar në qëndrimin e Lëvizjes Vetëvendosje për votimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit.
Ai ka thënë se po që se votohet të nesërmen për komision për votim të fshehtë, deputetët do të bëjnë shkelje të qartë kushtetuese.
Krasniqi ka thënë se në këtë situatë, presidentja mund të ketë rol.
Abdixhiku: Takimi farsë, Kosova mbetet në krizë
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur farsë publike takimin e liderëve partiakë, të ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Ai ka thënë se nuk ka pasur ndryshime të qëndrimeve nga Lëvizja Vetëvendosje, duke shtuar se Kosova mbetet në krizë politike.
“Takimi ishte më tepër farsë publike se substancial pasi qëndrimet e deputetit Kurti ishin pak a shumë të njëjta, as nuk e respektonin, as nuk e interpretonin njëjtë vendimin e Kushtetueses – as për votimin e fshehtë, as për shumicën. Për LDK-në është evidente se përgjegjësia për krijimin e shumicës i takon Kurtit. Kurti e pranoi që nuk ka shumicë, por kërkoi kushtëzime në pozicionet paraprake”, ka thënë Abdixhiku pas takimi dyorësh.
Sipas kryetarit të LDK-së, VV-ja po insiston në procedura jokushtetuese – siç është votimi i fshehtë.
“Moslëvizja nga këto pozicione e bën fatkeqe gjendjen e tanishme politike. Tani kemi aktgjykim të Kushtetueses, mosrespektimi i tij është hap i parë për përmbysje të rendit kushtetues. Së pari kërkuam që të na jepet e drejta që të votojmë për, kundër apo abstenim dhe LDK-ja me të gjithë 20 deputetët do të votonte kundër. Por ata po kërkojnë votim të fshehtë. Po insistojnë në procedura jokushtetuese. Ne duam të votojmë, por po na pamundësohet sepse nuk mund ta shkelim Kushtetutën. Votimi i fshehtë e shkel Kushtetutën”, u shpreh ai.
Abdixhiku ka thënë se Kurti s’po do të ketë zgjidhje, pasi i ka votat për 40 emra të tjerë për kryeparlamentar nga PDK-ja. Tutje, u shpreh se shpreson që presidentja Vjosa Osmani të përfshihet në këtë çështje.
“Kosova vazhdon të mbetet në krizë. Partia e parë nuk po do ta bëjë shumicën. Pas 30 dite do të futemi në një gjendje të paqartë historike. Pas 30 ditë do duhej interpretim i ri. Në këtë fazë, LDK-ja shpreson në përfshirjen e presidentes”, ka thënë ai.
Dy orë e gjysmë, liderët ende në takim
Liderët partiakë dhe përfaqësues të partive parlamentare janë ende në takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Janë bërë dy orë e gjysmë qëkur ka nisur takimi që ka qëllim gjetjen e një zgjidhjeje për dalje nga ngërçi në Kuvend, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që deputetët kanë edhe 30 ditë afat për të konstituuar Kuvendin.
Në takim janë të gjithë liderët e partive politike, pos Ramush Haradinajt të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. Kjo parti po përfaqësohet nga deputetja Time Kadrijaj.
Takimi ishte ftuar nga Kurti. KOHA ka raportuar një ditë më parë se ai ka bërë gati tri propozime për çështjen e konstituimit.
Nga 15 prilli, deputetët e zgjedhur janë mbledhur çdo dy ditë për të dështuar në 37 herë për votimin e kryetarit dhe nënkryetarëve, që konsiderohen hapa final për konstituim të Kuvendit. Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi emrin e Albulena Haxhiut dhe nuk e mori shumicën, e më pas kërkoi që të ndryshohet mënyra e votimit, duke kaluar në votim të fshehtë. Deri tash nuk ka marrë mbështetjen në këtë përpjekje. Partitë opozitare nuk kanë votuar fare e AAK-ja e pati çuar në Kushtetuese për shqyrtim pikërisht këtë propozim të VV-së.
FOTO: Nis mbledhja, të gjitha partitë i shkojnë Kurtit në takim
Ka nisur takimi i liderëve të partive parlamentare me ftesë të kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për dalje nga situata e bllokuar në Kuvendin e Kosovës. Takimi u ftua pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që obligoi deputetët të konstituojnë Kuvendin për 30 ditë.
Në takim janë përfaqësues të të gjitha partive parlamentare shqiptare.
Nga 15 prilli, deputetët e zgjedhur janë mbledhur çdo dy ditë për të dështuar në 37 herë për votimin e kryetarit dhe nënkryetarëve, që konsiderohen hapa final për konstituim të Kuvendit. Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi emrin e Albulena Haxhiut dhe nuk e mori shumicën, e më pas kërkoi që të ndryshohet mënyra e votimit, duke kaluar në votim të fshehtë. Deri tash nuk ka marrë mbështetjen në këtë përpjekje. Partitë opozitare nuk kanë votuar fare e AAK-ja e pati çuar në Kushtetuese për shqyrtim pikërisht këtë propozim të VV-së.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.
Nis mbledhja e liderëve, Kurti nuk i përmend propozimet
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, nuk i ka përmendur propozimet që do t’ua prezantojë liderëve të partive të tjera parlamentare në takimin që e ka ftuar prej orës 16:00 për dalje nga ngërçi institucional. Kurti para gazetarëve ka thënë se mbetet për të parë edhe cilët liderë do të shkojnë në takim. Ai u shoqërua nga përfaqësues të partive tjera në koalicion, Lista Guxo dhe Alternativa.

Në takimin në Kuvend ka mbërritur edhe Fatmir Limaj, kryetar i Nismës Socialdemokrate.

Siç ka raportuar KOHA, LVV-ja do t’i paraqesë tri propozime për dalje nga ngërçi, në takimin e ftuar pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, në të cilin është theksuar se e drejta e propozimit të kryeparlamentarit nga partia fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit kërkon bashkëpunim në mirëbesim nga deputetët e zgjedhur për ta gjetur kompromisin apo konsensusin e domosdoshëm.
Burime brenda Vetëvendosjes kanë thënë se për diskutim do të shtrohet kërkesa që subjektet politike të dakordohen për emrat e anëtarëve të kryesisë në pako. Një propozim i tillë, sipas partisë që ka fituar më së shumti vota në zgjedhjet e fundit, bëhet “me qëllim të moskushtëzimit të ndërsjellë dhe është në frymën e aktgjykimit të Kushtetueses për konsensus e kompromis”.
Propozimi i dytë, i cili do të bëhet nga Kurti, është ai për dhënien e një epilogu formimit të Komisionit që do të merret me zhvillimin e votimit të fshehtë për kryeparlamentarin. Nga kryetarët e subjekteve që kanë mandate në Kuvend do të kërkohet që të votohet pro ose kundër formimit të këtij komisioni.
E, propozimi i tretë, sipas burimeve në Vetëvendosje, do të jetë ai për mbështetjen e realizimit të votimit të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Sipas Lëvizjes Vetëvendosje, deri të premten, nuk kanë marrë ndonjë zotim prej deputetëve të opozitës së deritanishme se do ta përkrahin të propozuarën e kësaj partie, Albulena Haxhiun, për kryetare të Kuvendit. E, me qëllim të bindjes së subjekteve politike, LVV-ja do të zotohet se do ta ndërrojë propozimin e saj, në rast se dështon zgjedhja e Haxhiut në tentimin e parë.
Nga 15 prilli, deputetët e zgjedhur janë mbledhur çdo dy ditë për të dështuar në 37 herë për votimin e kryetarit dhe nënkryetarëve, që konsiderohen hapa final për konstituim të Kuvendit. Fillimisht Lëvizja Vetëvendosje, si parti fituese e zgjedhjeve të 9 shkurtit, propozoi emrin e Albulena Haxhiut dhe nuk e mori shumicën, e më pas kërkoi që të ndryshohet mënyra e votimit, duke kaluar në votim të fshehtë. Deri tash nuk ka marrë mbështetjen në këtë përpjekje. Partitë opozitare nuk kanë votuar fare e AAK-ja e pati çuar në Kushtetuese për shqyrtim pikërisht këtë propozim të VV-së.
Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë.