(Lajm i përditësuar) Në kuadër të hetimeve që po zhvillohen për rastin e njohur si “Reçaku II”, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka njoftuar se ka realizuar një operacion policor që ka rezultuar me arrestimin e pesë personave.
Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar në disa lokacione ku janë ekzekutuar edhe urdhër-kontrolle nga autoritetet kompetente.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoProkuroria Speciale dhe Policia e Kosovës kanë bërë të ditur se do të mbajnë një konferencë për media, ku do të jepen detaje shtesë lidhur me operacionin dhe hetimet në vazhdim.
Konferenca për media është paralajmëruar të mbahet në Prokurorinë Speciale të Republikës së Kosovës, në katin e gjashtë, në orën 13:00.
Aksion për krime lufte në disa lokacione në Kosovë
Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm, Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Prokurorinë Speciale të Kosovës, ka zhvilluar një aksion në disa lokacione të ndryshme.
Aksioni, sipas burimeve të KOHË-s lidhet me hetimet ndaj disa personave të dyshuar për veprën penale “krime lufte kundër popullsisë civile” dhe ka nisur në orët e para të mëngjesit.
Siç merr vesh KOHA, njëri nga lokacionet ku është zhvilluar aksioni është komuna e Shtërpces, ndërsa tjetri në rajonin e Anamoraves.
Deri në këtë fazë nuk janë dhënë detaje zyrtare për operacionin. KOHA ka dërguar pyetje në Prokurorinë Speciale dhe në Policinë e Kosovës lidhur me përfundimin e aksionit, lokacionet ku është zhvilluar ai, si dhe numrin e personave të arrestuar, por deri më tani asnjëra nga institucionet nuk ka kthyer përgjigje.
Hetimet në lidhje me rastin janë duke vazhduar, ndërsa priten informacione shtesë nga autoritetet kompetente.