Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Aktakuzë ndaj gjashtë personave për shitblerje të narkotikëve dhe armëmbajtje pa leje në Suharekë

Prokuroria Themelore në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, ka njoftuar për ngritje të aktakuzës ndaj gjashtë personave për veprën penale “Blerja, posedimi, shërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paaurotizuar të armëve”.

Në një njoftim të gjatë, Prokuroia ka bërë të ditur se ata këtë veprimtari ilegale e kanë ushtruar në Suharekë. Njëri nga gjashtë të dyshuarit, ka mbajtur pa autorizim edhe një pistoletë, një karikator dhe katër fishekë.

Prokurori i këtij rasti ka njoftuar se është sekuestruar mbi 700 gramë substancë narkotike, prej tyre 400 gramë marihuanë dhe 330 gramë kokainë, gjithashtu edhe pistoleta e njërit nga të dyshuarit e këtij rasti. Përveç tyre janë sekuestruar edhe tri automjete të cilat thuhet se janë përdorur për kryerjen e veprave penale. Për këto është bërë kërkesë edhe të konfiskohen.

Po ashtu, është propozuar edhe konfiskimi i 2,200 eurove dhe 500 frangave zvicerane, si dobi pasurore e përfituar nga veprat penale.