Prokuroria Themelore në Pejë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë daj një oficeri të Qendrës Korrektuese të Dubravës për veprën penale “Marrje Ryshfeti”.
Sipas aktakuzës, gjatë periudhës qershor-gusht të vitit 2025, i panderi D.Q, në cilësinë e personit zyrtar dyshohet se ka pranuar në mënyrë të tërthortë përfitime në të holla nga një person i privuar nga liria në tri raste të ndara.
Përveç që të shpallet fajtor, Prokuroria Themelore në Pejë, i ka propozuar Gjykatës që t’i ndalohet edhe ushtrimi i funksioneve zyrtare.
“Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes se aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që të pandehurin ta shpallë fajtor dhe ta dënoj sipas ligjit për veprën penale e cila i vihet në barrë. Prokurori i Shtetit i ka propozuar Gjykatës, përveç shqiptimit të dënimit penal, edhe shqiptimin e dënimit plotësues “ndalimin e ushtrimit të funksioneve në administratën publike ose në shërbimin publik”, në përputhje me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet mes tjerash në njoftimin e Prokurorisë.
-
Aktakuzë ndaj inspektorëve të ATK-së në Gjakovë, dyshohen për marrje ryshfeti
-
Arrestohet një vizitor në Burgun e Dubravës, dyshohet se kanosi një oficer korrektues
-
Aktakuzë ndaj 12 zyrtarëve për dallavere me patentë shoferë në Pejë
-
Aktakuzë ndaj 8 personave për ryshfet në dhënien e certifikatave për përdorim të armëve
-
Suspendohet zyrtari korrektues, dyshohet se plagosi një person