Arbëri

Hoti: Ende na mungon vetëdijësimi për veprime në interes të shtetit

Andin Hoti

I propozuari për ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale në Qeverinë “Kurti 3”, Andin Hoti, pas dështimit që të sigurohen votat e mjaftueshme, ka thënë se i vjen keq që ende mungon vetëdijësimi për veprime të unifikuara kur bëhet fjalë për interes të shtetit.

“Pavarësisht që sot nuk u arrit të formohet Qeveria e re, ky është një realitet politik që duhet pranuar me qetësi dhe përgjegjësi. Pa dashur të përfshihem në debatet politike apo atmosferën e krijuar në vend, më vjen keq që ende na mungon vetëdijesimi për veprim të unifikuar në shërbim të interesave shtetërore e kombëtare”, ka shkruar Hoti.

Hoti tutje shkroi se politikën e sheh si mjet shërbimi dhe se do të vazhdoj të jetë kudo që i besohet puna në shërbim të qytetarëve.

Aktualisht Andin Hoti është kryetar i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.