Analisti politik Ben Andoni ka thënë se me idenë e përbashkët të kryeministrit të Shqipërisë dhe presidentit të Serbisë për “rrugën realiste drejt Bashkimit Evropian”, Serbia e shmang çështjen e Kosovës në rrugën e saj për integrim evropian.
Të premten, kryeministri Edi Rama dhe presidenti i Shqipërisë, Aleksandar Vuçiq, në një opinion në gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Zeitung” kanë bërë thirrje për pranim të shteteve të tyre në tregun e përbashkët evropian dhe në zonën Schengen. Ata nuk insistuan në pranim të plotë në BE duke u arsyetuar se i kuptojnë dyshimet e shteteve anëtare nëse BE-ja mund të funksionojë efektivisht me më shumë anëtarë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAndoni në “Interaktiv” të KTV-së ka thënë se përderisa Shqipëria i ka hapur më shpejt kapitujt e integrimit, Serbia ka ngelur mbrapa për kohë të gjatë. Këtë e ka cilësuar si handikap. Letrën e përbashkët ai e ka parë si bashkim i rrugëve “të dy personaliteteve që janë gjithnjë e më shumë autokratë”.
“Për Vuçiqin tashmë e ka treguar hapur dhe ashtu po ndodh edhe me Ramën. Pushteti i tij është i plotë e i madh. Bashkimi i të dy rrugëve të tyre në një mënyrë mendoj se është mënyrë për të shmangur edhe problemet e tyre. Serbia shmang Kosovën, sepse e ka të detyrueshme që nëse do të hapë kapitullin e 35-të gjithçka është e lidhur me Kosovën”, ka thënë ai.
Sipas tij, Rama me këtë letër ka shkuar një hap më shumë sesa që duhej.
“E shikoj problematik sepse siç është i vërtetë fakti se jemi dy shtete të veçanta dhe para së gjithash mendojmë për problemet e shteteve tona veçmas. Nga ana tjetër, Shqipëria sidomos ka detyrim shumë të madh për Kosovën për sa i përket integrimit të saj e sidomos pjesës së Serbisë”, ka thënë Andoni, teksa ka shtuar se Shqipëria nuk duhet të jetë asnjëherë përkrah Serbisë në pjesën e integrimeve, për shkak të çështjes së Kosovës por edhe të mosofrimit të sigurisë.
Sipas Andonit, përbashkimi rreth kësaj ideje e amniston Serbinë për çështjen e Kosovës.
“Mendoj se Rama ka shkuar një hap më shumë sesa duhej për arsyen e vetme që ky hap në njëfarë mënyrë e amniston Serbinë. Shqipëria duhet ta kryejë rrugën krejt e vetme, siç po bën edhe Mali i Zi që nuk duhet të çuditemi që më 2027-28 të jetë vendi i Ballkanit Perëndimor që të futet”, ka thënë ai.
Sipas tij, në Serbi e kanë kuptuar se çështja e Kosovës është e humbur dhe se asnjë prej pushtetarëve s’është i gatshëm të nisë mbylljen e kapitujve e sidomos atyre që lidhen me Kosovën.
“Ata mundohen të përfitojnë nga pjesa e Tiranës që bëhet më shumë evropiane sesa që duhet”, ka thënë Andoni.
Andoni ka vlerësuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mund të sillet indiferent për këtë çështje apo edhe t’i kthejë raportet Kosovë-Shqipëri “mbrapa”, para siç ka thënë ai “lulëzimit të fundit”.