Vlerësohet si memoria e Prishtinës. Është ky Arkivi komunal, i cili ruan mbi 1 milion e 300 mijë dokumente të rëndësishme të Prishtinës që nga kohët e hershme.
Përkthyer në gjuhën arkivistike, ky institucion mban dokumente në gjatësi prej 1 mijë e 800 metra, të shpërndara në 5 dhoma.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoI gjithë ky material është në dispozicion të qytetarëve, por që duhet të ndiqen disa procedura, transmeton KOHA.
Lënda arkivore përbëhet edhe nga shumë harta të vjetra të qytetit, sikur kjo që tregon se dikur ishte planifikuar që qendra të jetë e dominuar nga gjelbërimi, ndryshe nga tani ku fjalën kryesore e kanë ndërtimet.
Duke qenë se janë të vjetra bëhen të ndjeshme ndaj ambientit dhe këto dokumente kërkojnë teknologji të veçantë, ajrosje e mbi të gjitha siguri.
Në këtë arkiv para tre vjetëve janë sjellë nga Turqia mijëra dokumente të vjetra mbi 500 vjet e të cilat i takojnë Prishtinës.
Arkivi është themeluar në vitin 1969 me vendim të Kuvendit Komunal.