Prokuroria Speciale i bëri të ditura vetëm inicialet e të dyshuarit, Z.S., dhe njoftoi se ai u kap nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës. “I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhet në njoftim
Autoritetet kosovare e kanë arrestuar të hënën një ish-pjesëtar të forcave serbe, për të cilin dyshojnë se ishte përfshirë në kryerjen e krimeve të luftës kundër popullsisë civile në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.
Prokuroria Speciale i bëri të ditura vetëm inicialet e të dyshuarit, Z.S., dhe njoftoi se ai u kap nga hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I pandehuri Z.S., si pjesë e një grupi paramilitar të forcave serbe, dyshohet se ka kryer krime lufte në fshatin Matiçan, Komuna e Prishtinës gjatë periudhës kohore 1998-1999”, thuhet në njoftim.
Prokuroria tha se i ka kërkuar gjykatës vendosjen e të dyshuarit në paraburgim, por nuk dha më shumë hollësi.
Arrestimi i tij vjen pak ditë pasi një gjykatë në Prishtinë i dënoi me burgim dy ish-pjesëtarë të forcave policore dhe ushtarake të Serbisë për krime lufte në Kosovë gjatë luftës së viteve 1998- ‘99.
Gjykata në Prishtinë i dënoi Zoran Kostiqin me 15 vjet burgim, ndërsa Dragan Miloviqin me 7 vjet burgim gjatë një seance javën e kaluar.
Gjatë luftës në Kosovë janë vrarë më shumë se 13.000 civilë – shumica shqiptarë – ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.
Më shumë se 1.500 persona vazhdojnë të jenë ende të pagjetur, pjesa më e madhe e tyre shqiptarë.
Kohët e fundit, autoritetet kosovare kanë arrestuar të dyshuar të shumtë dhe kanë ngritur një sërë aktakuzash për krime lufte në Kosovë.
Ndërkaq, që nga përfundimi i luftës, dhjetëra të dyshuar janë dënuar për këto krime para institucioneve vendore dhe ndërkombëtare.
Fillimisht pas luftës, përkatësisht nga viti 2000 dhe 2008, krimet e luftës në Kosovë u hetuan nga misioni i Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), ndërsa nga viti 2008 nga misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit (EULEX).
Më 2018, EULEX-i ua dorëzoi lëndët organeve vendore të drejtësisë.