Arbëri

Avokati: Selimi s’kishte rol në përgatitjen e komunikatave të UÇK-së

Geoffrey Roberts

Geoffrey Roberts, avokati i Rexhep Selimit, ka thënë se klienti i tij nuk ka pasur asnjë rol në përgatitjen e komunikatave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në fjalën përmbyllëse ai ka kundërshtuar pretendimet e Prokurorisë së Speciales se komunikatat e UÇK-së kishin dy qëllime si udhëzime që u jepeshin komandantëve të zonave që të shënjestronin bashkëpunëtorët, por shërbenin edhe si paralajmërim për kundërshtarët e mundshëm dhe ata aktualë.

Ai para trupit gjykues hedh poshtë pretendimet e Prokurorisë se komunikatat kanë qenë thelbi i “ndërmarrjes të përbashkët kriminale”.

“Selimi nuk ka pasur asnjë rol në përgatitjen e këtyre dokumenteve. Provat në vetvete nuk e mbështetesin ekzistencën e një plani të përbashkët për të shënjestruar në mënyrë të paligjshme oponentët. Argumenti kryesor i Prokurorisë është që komunikatat kishin një qëllim dykahësh: ishin si udhëzime që u jepeshin komandantëve të zonave që të shënjestronin bashkëpunëtorët, por shërbenin edhe si paralajmërim për kundërshtarët e mundshëm dhe ata aktualë. Megjithatë, asnjë nga këto qëllime nuk mbështetet as me logjikë dhe as me provat e prokurorisë”, tha ai.

Avokati Roberts, argumentet e Prokurorisë për “ndërmarrjen e përbashkët kriminale” i quajti të pabazuara dhe tërësisht spekuluese.

Lexo përditësimet tjera
Specialja

Në Speciale vazhdojnë deklaratat e mbrojtjes

•E enjte, 12 shkurt: Përmbyllet fjala përfundimtare e Kadri Veselit dhe nis ajo e Rexhep Selimit•E...