Kandidati i Vetëvendosjes për deputet, njëherësh ish-asamblisti i Kuvendit Komunal të Prishtinës, Egzon Azemi ka komentuar kabinetin qeverisës të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili prezantoi drejtorët e kryeqytetit shumë muaj pas marrjes së mandatit të tij të dytë.
Azemi në emisionin “tre8tre” në KTV, komentoi përfshirjen e shumë drejtorëve nga PDK e AAK në këtë mandat, duke thënë se Rama është marrë peng nga grupe të interesit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zotri Rama nuk është as kryetar i Prishtinës e as i LDK-së, zotri Rama është marrë peng nga grupet e interesit dhe ai është në këtë pozicion është vetëm për t’i shërbyer grupeve të caktuara, për mendimin tim kriminale, por kurrsesi për të qeverisur me Prishtinën. Fjalë të mëdha, projekte mirë të prezantuara por realizimi zero. Qyteti është bllokuar nga bërlloku, kemi probleme të mëdha me trafikun, eksperimente vazhdimisht por asnjë zgjidhje që e prekë qytetin dhe qytetarin. Gjithë ky pushtet që po i jepet PDK po e dëshmon se z. Rama nuk është as PDK, as LDK por është vetëm një person që u shërben për interesa të caktuara personave që e duan me çdo kusht rrëzimin e Albin Kurtit”, deklaroi Azemi.
Ai shtoi se qytetarët nuk mashtrohen lehtë dhe se ata do ta dënojnë këtë logjikë primitive.
Azemi po ashtu komentoi edhe deklaratën e kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës, Hysni Gucati, i cili ka thënë se mbrëmjen e së enjtes në Skenderaj ka pasur një qytetrrethim dhe se kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, do të shkojë në Prokurori atëherë kur të shkojë edhe Kurti.
“Deklaratat e tilla nga z.Gucati janë deklarata politike që po e shfrytëzon një logo të veteranëve të UÇK-së, në këtë rast shoqatës së veteranëve të dala nga lufta padrejtësisht sepse edhe Hysni Mehani dhe Bahri Zabeli vijnë nga familje atdhetare që e dinë mirë edhe vet z.Gucati e i gjithë rajoni i Drenicës se kush janë familjet e tyre. Të deklarosh kështu është politike dhe nuk ka të bëjë asgjë me mbrojtjen e vlerave të luftës”, shtoi Azemi.