Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Banorët e Bërnicës së Epërme paguajnë për ujin, e ujë nuk kanë

Bërnicë e Epërme

Problemi me ndërprerjen e furnizimit me ujë nga ujësjellësi po vazhdon tash e disa vite për banorët e Bërnicës së Epërme. Ata kanë thënë se janë ankuar për mungesën e ujit, por deri tash ky problem nuk është zgjidhur. Në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se janë në proces të fillimit të ndërtimit të rezervuarit të ri të ujit në këtë fshat, i cili sipas saj, do ta zgjidhë këtë problem

Banorët e fshatit Bërnicë e Epërme tash e disa vjet janë në hall me mungesën e ujit.

Edhe pse në këtë fshat ekziston rrjeti i ujësjellësit e banoret paguajnë fatura, ata prapëseprapë në kohën më të madhe nuk kanë ujë të pijshëm.

Banori Bajrush Rrahmani ka thënë se ujin nga pusi nuk mund ta shfrytëzojnë për pije, andaj sipas tij, detyrohet të bëjë zgjidhje dika tjetër për këtë çështje.

“Mungesa e ujësjellësit neve na pengon shumë, unë jetoj këtu qe tetë vjet me familje, fare se di as kur ka ujësjellës, as kur vjen, as kur nalet, nuk merrem me të hiç. Unë kam bunar, por prej bunarit as nuk ziejmë, as nuk pimë çaj as asgjë. Unë shkoj në Zajqevc për ujë të pijshëm, edhe për me përgatit bukën me të”, ka thënë ai.

Edhe Shaban Rushiti ka deklaruar se prej kur banon në Bërnicë të Epërme ka pasur probleme me furnizim nga ujësjellësi.

Edhe Tërmet i lehtë në juglindje të Prizrenit Arbëri 43 min. më parë Tërmet i lehtë në juglindje të Prizrenit

“Prej që kam ardhur kemi pas telashe me ujë. Nejse kemi hap në disa bunarë, por thatësia kur merr po humb edhe uji. Ne kemi mungesë të ujit për pastrim, për pije për gjithçka. E ku është problemi unë nuk e di, sepse nuk po e akuzoj, por që tre vjet prej kur kam ardhur këtu u kanë problemi me ujë”, ka thënë Rushiti.

Në Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit “Prishtina” kanë thënë se janë në dijeni të këtij problemi.

Zëdhënësja Arjeta Mjeku është shprehur se dikush nga banorët po manipulohet me rrjetin e ujësjellësit.

“Problemi në Bernicën e Epërme lidhet me një situatë ndërmjet vetë banorëve të asaj zone. Ne kemi dërguar ekipin në terren për të verifikuar gjendjen dhe për të identifikuar shkakun e problemit. Nga konstatimet e ekipit tonë rezulton se dikush po manipulon me valvulat e rrjetit, duke i mbyllur dhe duke i hapur ato. Sa i përket anës sonë, infrastruktura dhe funksionimi i sistemit janë në rregull. Problemi po shkaktohet nga ndërhyrjet e paautorizuara në pajisjet e infrastrukturës, përkatësisht nga manipulimi me valvulat”, ka thënë Mjeku.

Edhe Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP Arbëri 1 o. më parë Nxënës të 5-sheve dështojnë t’i zgjidhin detyrat e provimit për t’u pranuar në UP

Mjeku ka bërë të ditur se janë në proces të fillimit të ndërtimit të rezervuarit të ri të ujit në këtë fshat, i cili sipas saj, do ta zgjidhë këtë problem.

Rezana Bozhlani