Nisja e punimeve për ndërtimin e parkut në “Arbëri” është mirëpritur nga banorët e lagjes.
Mirëpo, ata po kundërshtojnë planin e komunës që përballë shtëpive të tyre, në hyrje të parkut, të ndërtohen tualete publike, raporton “038”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët, kanë dërguar ankesë edhe në komunë dhe kanë zhvilluar disa takime me zyrtarë të saj.
Nënkryetari Selim Pacolli ka thënë se janë duke shqyrtuar mundësinë për të ndryshuar planin, në mënyrë që tualetet të zhvendosen në pjesën e poshtme të parkut.
Pacolli ka thënë se parku do të jetë sipas kërkesave të banorëve.
Kjo hapësirë për vjet të tëra ka qenë deponi e mbeturinave. Tani komuna po synon që atë ta kthejë në park me fusha sportive për banorët e Arbërisë dhe Kodrës së Trimave.