Ngjan me një luhatëse për zbavitjen e fëmijëve, por, përkundrazi, paraqet rrezik për ta.
Ka vetëm pak muaj që kjo shtyllë elektrike është vendosur në lagjen “Përroi i Njelmët” të Prishtinës, por kabllot e rrymës kanë arritur pranë tokës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBanorët e rrugës “Okarina” të kësaj lagjeje, ankohen se shtylla që është afër rrëzimit, po i rrezikon sidomos fëmijët.
Thaçi thotë se ka frikë se dikush mund të pësojë nëse kjo shtyllë nuk rregullohet.
Qytetarët e kësaj pjese thonë se vazhdimisht kanë njoftuar KEDS-in për gjendjen e shtyllës, por janë injoruar.
Në KEDS mohojnë të kenë qenë në dijeni për problemin, derisa thonë se me të kuptuar këtë, kanë dërguar ekipet në terren.
Në gjendje të mirë nuk janë as disa shtylla të tjera elektrike në këtë lagje.