Arbëri

Basha në Prekaz: Dita e Flamurit, ditë e shenjtë për shqiptarët

Dimal Basha

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, me rastin e 28 Nëntorit ka bërë homazhe të kompleksi memorial në Prekaz. 

Ai ka thënë se Dita e Flamurit është një ditë feste dhe ditë e shenjtë për shqiptarët. 

“Sot festojmë Ditën e Flamurit, një ditë jashtëzakonisht të shenjtë që i bashkon shqiptarët gjithandej, përtej çdo kufiri, përtej çdo oqeani”, është shprehur Basha në një deklarim për media.

Lexo përditësimet tjera
Prekaz

Homazhe në Prekaz, liderë politikë e qytetarë urojnë për 28 Nëntor