Arbëri

Basha takohet me Oravin, shpreh nevojën për heqjen sa më të shpejtë të masave të BE-së

Dimal Basha - Aivo Orav

Kryekuvendari Dimal Basha ka pritur në takim shefin e Bashkimit Evropian në Kosovë, Aivo Orav. 

Në një postim në Facebook, Basha, tha se shefit të BE-së ia ka shprehur nevojën për largimin sa më të shpejtë të masave të padrejta ndaj Kosovës dhe ka theksuar nevojën për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat evropiane. 

“E falënderova z. Orav për mbështetjen e vazhdueshme që Bashkimi Evropian na ka ofruar ndër vite, përmes projekteve që kanë ndikuar pozitivisht për jetën e qytetarëve tanë dhe për konsolidimin e institucioneve tona. Po ashtu, Shefit të BE-në në vendin tonë i shpreha nevojën e largimit sa më të shpejtë të masave të padrejta ndaj Kosovës dhe theksova domosdoshmërinë e përshpejtimit të procesit të anëtarësimit të Kosovës në organizatat evropiane si Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian. Jam mirënjohës për urimet e tij dhe për gatishmërinë që Bashkimi Evropian të mbetet partner i fuqishëm për rrugëtimin tonë drejt integrimit të plotë evropian”, ka shkruar Basha.