Historiani serb Milivoj Beshlin ka thënë se të parët që e ngritën seriozisht dhe në mënyrë sistematike mundësinë që Kosova të bëhej republika e shtatë e Jugosllavisë ishin udhëheqësit reformues të Serbisë, Marko Nikeziq dhe Llatinka Peroviq.
Në një bashkëbisedim në podcastin “PIKË” me publicistin Veton Surroi, Beshlin ka thënë se kjo ide nënkuptonte ndryshimin e të gjithë strukturës së federalizmit jugosllav.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Por, të parët, s’mund të thuhet zyrtarisht, që e ngritën çështjen shumë seriozisht dhe sistematikisht, pra mundësinë që Kosova të bëhej republika e shtatë, që nënkuptonte ndryshimin e të gjithë strukturës së federalizmit jugosllav, ishin udhëheqja reformuese e Marko Nikeziqit dhe Llatinka Peroviqit, që erdhën në krye të Partisë në Serbi në fund të vitit 1968”, ka thënë ai.
Sipas Beshlinit, pas rrëzimit të Aleksandar Rankoviqit nisi një proces i gjerë reformash kushtetuese, ndërsa në vitin 1968 u zhvilluan diskutime intensive për zgjerimin e kompetencave të krahinave autonome.
Ai u shpreh se gjatë debatit për amendamentet kushtetuese, Kosova fitoi kompetenca më të gjera, të drejtë për një vetëqeverisje më substanciale dhe ndryshoi emrin nga Krahina Autonome e Kosovës dhe Metohisë në Krahinën Socialiste Autonome të Kosovës.
Beshlin shtoi se viti 1968 shënoi një kthesë të rëndësishme politike, pasi, sipas tij, u krijua një narrativë anti-Rankoviq dhe brenda Partisë Komuniste nisi një proces reflektimi për masat represive të zbatuara në Kosovë.