Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Betohen 9 anëtarë të KQZ-së

kqz

Nëntë anëtarë të rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kanë dhënë betimin para presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë të propozuar nga partitë politike të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Presidentja Osmani u uroi suksese anëtarëve të rinj, duke vlerësuar faktin se sistemi jonë zgjedhor gjithmonë i ka kontribuar demokracisë në vend”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve u betuan se do t’i kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të ndershme, besnike, të paanashme, profesionale dhe të ndërgjegjshme.

Presidentja Osmani i ishte drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesën për sqarime lidhur me emërimin e përbërjes së re të KQZ-së. Ajo pati thënë se është duke pritur një sqarim të Gjykatës Kushtetuese se a i takon Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) t’i ketë tre anëtarë në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) apo Partisë Demokratike (PDK) dy.

Pas zgjedhjeve të 2021-tës, nga partitë shqiptare, LVV-ja ka pasur dy anëtarë, PDK-ja dy, ndërsa LDK-ja e AAK-ja nga një. Por, dilema për përfaqësimin e ardhshëm në KQZ është ngritur pas propozimit të tre kandidatëve nga Vetëvendosje, e cila në zgjedhjet e fundit ka fituar 51.1 për qind të votave.

Dilemë për emërimet Osmani pati edhe më 2021 kur Vetëvendosje i fitoi zgjedhjet me 50.02 për qind të votave dhe e ka kërkuar edhe anëtarin e tretë në KQZ. Edhe atëherë presidentja iu pati drejtuar Kushtetueses për sqarime, porse Gjykata nuk e pati trajtuar lëndën, e për rrjedhojë Osmani nuk ka emëruar tre kandidatë të LVV-së, por e ka emëruar kandidatin e dytë të PDK-së në KQZ.

Ndryshe nga përbërja në shkuarje, në të renë Osmani nuk e ka emëruar anëtarin e dytë të PDK-së, ndonëse kësaj partie i ka kërkuar që t’i propozojë emrat e kandidatëve.