Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie edhe më tej çmimi i naftës

naft

Çmimet e derivateve në Kosovë kanë shënuar rënie të mëtejshme, duke e çuar naftën në nivelin më të ulët që nga fillimi i muajit mars.

Sipas çmimeve të publikuara të enjten nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINT), nafta do të tregtohet me 1.45 euro për litër, dy centë më lirë se dje, benzina me 1.38 euro për litër, një cent më lirë ndërsa gazi me 0.67 euro për litër.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Çmimet e naftës në Kosovë ishin rritur ndjeshëm pas përshkallëzimit të tensioneve dhe konfliktit mes Iranit, Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit në fund të shkurtit, duke shënuar një ngritje madje prej rreth 20 centësh për litër brenda vetëm dy ditësh.

Megjithatë, armëpushimi i arritur mes Iranit dhe SHBA-së, i cili u nënshkrua zyrtarisht sot, ka bërë që në tregjet ndërkombëtare të ulet çmimi i naftës dhe kjo po reflektohet edhe në Kosovë.

Ministra e Industrisë, Mimoza Kusari-Lila, ka bërë të ditur se çmimi tavan për derivate do të vazhdojë deri më 4 korrik.