Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Bie për dy centë çmimi i naftës

nafta

Çmimi tavan i naftës sot ka rënë për dy centë krahasuar me të hënën. 

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, ka njoftuar se çmimi tavan i naftës për sot (e martë) do të jetë 1.59 euro për litër, ndërsa të hënën ka qenë 1.61 euro për litër. 

Çmimi i benzinës është i njëjtë. Sikurse të hënën, edhe të martën, një litër mund të shitet maksimumi me 1.53 euro.

Ndërkohë që çmimi i gazit është rritur për një cent. Një litër të hënën kushtonte 0.74 cent, ndërsa të martën kushton 0.75. 

Nafta u shtrenjtua prej kur më 28 shkurt Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraeli nisën luftën me Iranin, shtet që menjëherë mbylli Ngushticën e Hormuzit, e cila shfrytëzohet si rrugë detare për 20 për qind të naftës në nivel botëror.

Çmimi tavan i naftës caktohet çdo ditë nga Ministria dhe vlen për 24 orë.