Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka thënë se Serbia po vazhdon ta pengojë procesin e dialogut duke shkelur parimet e marrëveshjeve mes dy shteteve, së fundi duke miratuar një projektligj përmes së cilit e ka shpallur Republikën e Kosovës “zonë të mbrojtjes së veçantë sociale”.
Bislimi ka shtuar se derisa Serbia po dërgon letra në Komisionin Evropian se kinse është e gatshme të implementojë obligimet e dala nga dialogu “vetëm sa për të marrë miliona eurot nga BE-ja dhe Plani i Rritjes”, në anën tjetër ajo vazhdon “të shkelë marrëveshjet, integritetin territorial dhe sovranitetin e Kosovës”. Ai është shprehur tutje se Serbia po vazhdon të përpiqet që ta bllokojë rrugën drejt procesit të normalizimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Përmes lëvizjeve të veta në terren, duke përfshirë nxitjen e përshkallëzimeve në 3 vjetët e fundit, sulmin në Banjskë, sulmet kundër institucioneve tona, inkursionin në territorin tonë dhe rrëmbimin e policëve, barrikatat në veri, MIG-ët që fluturojnë pranë kufirit tonë, vënia e ushtrisë në gatishmëri të plotë dhe të lartë luftarake dhe tani, me projektligjin për përndjekje të paraqitur dje, konstruktiviteti i saj i rremë vazhdon të ekspozohet”, ka shkruar ai në platformën X.
Bislimi ka pyetur se cili është perceptimi i Bashkimit Evropian karshi Serbisë.
“Ai perceptim ku ajo pabesueshëm përpiqet të shfaqet si ‘konstruktive’ duke deklaruar përkushtimin e saj në proces, apo ai që miraton projektligje të tilla dhe vazhdimisht shkel marrëveshjet dhe cenon integritetin dhe sovranitetin tonë territorial? BE-ja si ndërmjetës duhet të përgjigjet dhe të reagojë me vendosmëri”, ka shkruar tutje Bislimi.
Në projektligjin e qeverisë serbe thuhet se ofrohet mbështetje financiare për të papunët, gjegjësisht ata mbi 65 vjeç që nuk kanë ushtruar të drejtën e pensionit, “me qëllim të mbijetesës së tyre në atë territor dhe inkurajon ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe historike, me theks në zhvillimin demografik, ekonomik dhe kulturor”.
Në të njëjtën mbledhje qeveria serbe miratoi edhe një projektligj për, siç ka thënë ajo, organizimin dhe kompetencën e autoriteteve gjyqësore serbe në ndjekjen e veprave penale të kryera në territorin e Kosovës.