Arbëri

Ndalohet qarkullimi në dy segmente në autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova”

autostrad

Foto: Driton Paçarada

Qarkullimi në dy autostrada është bllokuar nga mëngjesi i së premtes për shkak të garave çiklistike të organizuara nga Federata e Çiklizmit e Kosovës. Qarkullimi për automjete në autostradat “Arbën Xhaferi” dhe “Ibrahim Rugova” do të lëshohet pasdite. 

Edhe të shtunën, përkohësisht do të jetë i bllokuar qarkullimi. 

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës, garat e vlefshme për Kampionatin e Kosovës do të bëjnë që përkohësisht të ndalohet qarkullimi në këto segmente të autostradave:

Më 20 qershor – nga ora 10:00-14:00 autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrja/dalja Lipjan deri te hyrja/dalja Bibaj, në drejtimin Prishtinë-Hani i Elezit.

Më 21 qershor – nga ora 09:00-16:00 në ditën e dytë të garës do të mbyllet përkohësisht autostrada “Arbën Xhaferi” nga hyrje/dalja Bibaj – Babush – Lipjan – Prishtinë (Uglar) – Bresje – rruga nacionale N9 deri në Gjergjicë, si dhe autostrada “Ibrahim Rugova” në segmentin – Malishevë-Duhël dhe anasjelltas.