Rruga Pejë – Kullë – Rozhajë sërish është bllokuar nga bora dhe është bërë e pakalueshme për kamionë.
Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka njoftuar se automjetet e udhëtarëve duhet të jenë patjetër të pajisura me pajisjet dimërore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju njoftojmë se rruga Pejë-PKK Kullë-Rozhajë dhe anasjelltas nga reshjet e borës është e pa kalueshme për kamionë ndërsa për automjete të udhëtareve të domosdoshme janë pajisjet dimërore”, thuhet në njoftim.
Në mars kjo rrugë është bllokuar disa herë për shkak të borës, së fundi më 26 mars e njëjta rrugë kishte ndaluar qarkullimin për mjetet e transportit të mallrave për shkak të reshjeve të dendura të borës në territorin e Malit të Zi.