Arbëri

Bulliqi emëron drejtor të ri të Inspektoratit

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, e ka emëruar Bedri Maqastenën drejtor të Inspektoratit. Këtë pozitë deri tash e ka mbajtur Ajet Potera, i cili të hënën është liruar nga kjo detyrë.

“Me vendim të kryetarit Shpejtim Bulliqi, sot është emëruar Bedri Maqastena drejtor i Inspeksionit në Komunën e Podujevës. Emërimi i Maqastenës është bërë pas kërkesës së drejtorit të deritashëm, Ajet Potera për t'u liruar nga detyra për shkak të angazhimeve të tjera, i cili sot është liruar nga kjo detyrë. Kryetari Bulliqi ka falënderuar Ajet Poterën për kontributin e tij në dikasterin e Inspeksionit për këta 4 muaj, kurse Bedri Maqastenës i ka uruar suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij”, thuhet në njoftimin e Komunës së Podujevës.