Analisti politik, Seb Bytyçi, ka thënë se qasja e Gjermanisë dhe Francës ka qenë më neutrale, në letrat e urimit për kryeministrin Albin Kurti me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të Qeverisë së Kosovës.
Para dy ditësh, Zyra e Kryeministrit ka publikuar disa letra urimi që Kurti i ka pranuar pasi filloi sërish detyrën si kryeministër.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjermania dhe Franca në urimet e tyre, i kanë kërkuar kryeministrit Kurti angazhim në rrugën e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.
“Në këto letra shihet një qasje më neutrale në krahasim me ato vitet e krizës nëse mund t’i quajmë, në dy-tri vitet e mëhershme, sidomos në vitet 2022-2023, ku kishte thirrje të veçanta për formimin e Asociacionit, si shprehje e qëndrimit më të ashpër ndaj Kosovës”, ka thënë Bytyçi.
Analisti Bytyçi ka komentuar edhe lehtësirat e mundësuara për komunitetin serb në kuadër të zbatimit të Ligjit për të huajt dhe automjetet. Bytyçi ka thënë se ndoshta kjo është mënyra e vetme për ta shmangur një Asociacion me pushtet ekzekutiv.
“Ndoshta kjo është mënyra e vetme për ta shmangur Asociacionin. Ndoshta ato shtyllat e Asociacionit gradualisht integrohen në sistemin e Kosovës, apo dobësohen, në mënyrë që edhe nëse të ardhmen do të formohej, nuk do të kishte pushtet. Nëse sistemi i arsimit dhe shëndetësisë do të ishin të integruara, atëherë edhe nëse Kosova do të duhej ta formonte një Asociacion në të ardhmen atëherë ai asociacion do të ishte shumë më i dobët sesa po të mos ishin të integruara këto sisteme”, ka thënë Bytyçi.
Në letrën e presidentit të Francës Emmanuel Macron theksohet se u takon të dyja palëve, Kosovës dhe Serbisë, të zbatojnë angazhimet e ndërmarra në kuadër të dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe se orientimi është caktuar tashmë me Marrëveshjen e Ohrit.
Mbështetjen e Gjermanisë për dialogun Kosovë-Serbi e ka shprehur kancelari gjerman Friedrich Merz.
Ndërkohë sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, po vazhdon të rritet numri i shtetasve të huaj të cilët po e regjistrojnë qëndrimin e tyre në Kosovë që nga hyrja në fuqi e lehtësirave në zbatimin e Ligjit për të huajt.
Ministria e Punëve të Brendshme e ka konfirmuar se ka nisur edhe regjistrimi i fakteve civile të lëshuara nga regjistrat paralelë të Serbisë, siç janë lindjet, vdekjet edhe martesat.
Krahas mundësimit të regjistrimit të fakteve civile të lëshuara nga institucionet serbe, Qeveria është zotuar se do ta mundësojë edhe dhënien e leje qëndrimeve për 12 muaj për punëtorët e institucioneve të shëndetësisë e arsimit që financohen nga Serbia.
Zbatimin e lehtësirave e kanë mbështetur BE-ja, Gjermania e Franca.