Policia e Kosovës ka njoftuar se mëngjesin e sotëm ka pranuar informatën për dëmtimin e simbolit me tri shkronjat e UÇK-së në vendin e quajtur “Guri i Shpuar” në Kaçanik.
Siç ka konfirmuar për KOHËN zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr i cili dyshohet që e ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKoha e ngjarjes nuk dihet derisa dyshohet që simboli u dëmtua nga persona të panjohur.
“Më 17.05.2026, rreth orës 09:45, stacioni policor në Kaçanik ka pranuar një informatë për dëmtimin e simbolit me tre shkronjat e UÇK-së në vendin e quajtur “Guri i Shpuar”. Nga hetimet e para dyshohet se simboli është dëmtuar nga persona të panjohur, ndërsa nuk dihet koha e saktë e ngjarjes. Në afërsi të monumentit është vërejtur edhe një zjarr, që dyshohet se ka shkaktuar djegien e materialeve plastike të shkronjave”, thuhet në përgjigjen e Veselit.
Në vendin e ngjarjes përveç patrullës policore ka dalë edhe shefi i operativës si dhe zyrtarë komunalë e përfaqësues të OVL-UÇK-së.
Rastin e ka dënuar dega e OVL-UÇK-së në Kaçanik. Përmes një reagimi në Facebook, kanë shkruar se shprehin indjatën e thellë për këtë veprim nga kushdo që është kryer.
“OVL e UÇK-së dega në Kaçanik, shprehë indinjatën e thellë mbi këtë aktë barbar, njëherit edhe e dënon ashpër, kushdo qoftë prapa kësaj vepre të ndytë!”, thuhet mes tjerash në reagim.
Rasti është iniciuar si “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”, ndërsa hetimet po vazhdojnë nga njësitet përkatëse të policisë.