Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit Astrit Dehari.
Në një reagim në Facebook, LVV-ja falënderoi Policinë e Kosovës për reagimin e shpejtë dhe bëri të ditur se po presin hetimet për zbardhjen e shkakut të këtij incidenti.
“Me keqardhje kemi marrë lajmin se është dëmtuar shtylla dhe pllaka e flamurit kombëtar pranë varrit të aktivistit tonë, Astrit Dehari. Falënderojmë të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për reagimin e shpejtë, ndërkaq si Lëvizje VETËVENDOSJE! jemi në pritje të hetimeve që njësitë e specializuara të Policisë së Kosovës po zhvillojnë në drejtim të zbardhjes së shkaqeve apo shkaktarëve të këtij dëmtimi”, thuhet në njoftim.
Astrit Dehari vdiq në vitin 2016 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren, ku po mbahej nën dyshimet për terrorizëm, për sulmin ndaj ndërtesës së Kuvendit, për të kundërshtuar marrëveshjen për Asociacionin.
LVV-ja ka këmbëngulur vazhdimisht që bëhet fjalë për vrasje.
-
Policia po e heton dëmtimin e varrit të Astrit Deharit
-
Policia nis hetimet për dëmtim të varrit të aktivistit të LVV-së
-
Dëmtohet objekti përcjellës në Kompleksin Memorial “Zahir Pajaziti”, nisin hetimet
-
Dëmtohet simboli i UÇK-së në Kaçanik, policia nis hetimet
-
Kurti: Aktivistët e VV-së u dënuan me burg për statuse, të shohim si do të veprojë drejtësia për sulmin ndaj Mehanit