(E përditësuar, 17:30) - Deri në dy orë janë pritjet për të hyrë në Kosovë nëpërmjet pikës kufitare Dheu i Bardhë, ndërsa për të hyrë nëpërmjet Jarinjes pritet janë deri në një orë, bazuar në përditësimin e fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të bërë pas orës 16:00. Në pikat tjera kufitare pritjet janë më të vogla. Në Han të Elezit pritjet janë deri gjysmë ore për të hyrë në Kosovë.

Deri në tri orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
(E përditësuar 14:40) - Pritjet për të hyrë nga pika kufitare Dheu i Bardhë në Kosovë kanë shkuar në tri orë gjatë pasdites të së shtunës.
Sipas të dhënave të publikuara nga Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar edhe në pikëkalimet kufitare në Jarinjë dhe Muçibabë janë zgjatur pritjet deri në një orë.
Ndërsa në pikat tjera kufitare pritjet zgjasin deri në 10 minuta.
Deri në një orë pritje për të hyrë në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Deri në një orë pritje për të hyrë në Kosovë ka në pikën kufitare te Dheu i Bardhë.
Sipas të dhënave të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, të përditësuara në orën 11:00, edhe daljet nga kjo pikë kufitare janë më të gjatat, deri në 40 minuta pritje.
Ndërkaq 15-20 minuta janë pritjet në pikat kufitare Jarinjë, Merdar dhe Muçibabë për të hyrë dhe dalë nga vendi.
Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje.