Arbëri

Dështon mbledhja e Komisionit për hidrocentrale

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Hetimor Parlamentar për hidrocentralet, për shkak të mungesë së kuorumit.

Në këtë mbledhje ishin ftuar për raportim Muhamet Malësiu, drejtor i Departamentit të mjedisit dhe ujërave, Gani Berisha si drejtor i Autoritetit të Rajonit të Pellgjeve Lumore nga Ministria e Ekonomisë, si dhe me fillim prej orës 13 ishte paraparë të dëshmonte edhe kryetari i Deçanit, Bashkim Ramosaj.

Në këtë mbledhje ishte paraparë raportimi i dëshmitarëve lidhur me lejet e lëshuara për operimin e dy hidrocentraleve nga kompania “Kelkos”.

Ky komision kishte dështuar të mbahej, për të njëjtat arsye, edhe më 26 nëntor.