Në mungesë të kuorumit ka dështuar të mbahet mbledhja në të cilën pritej të zgjidhej kryesuesi i ri i Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Në fillimin të mbledhjes zëvendëskryesuesja e KGJK-së, Arjeta Sadiku tha se mbledhja e sotme nuk mund të mbahet për shkak që anëtari Ahmet Imami, përmes e-mailit ka njoftuar se nuk mund të marrë pjesë në mbledhje për arsye shëndetësore, gjë që pamundësoi kourumin.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBesnik Bislimaj dhe Rrustem Thaqi janë kandidatë për pozitën e kryesuesit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.
Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) më 12 mars shpalli konkurs për kryesues të ri, i cili ishte i hapur deri më 26 mars 2026.
Dy gjyqtarët që po kandidojnë për këtë pozitë janë anëtarë të këtij institucioni.