Arbëri

Dilemat për “Mini-Schengenin” trajtohen në edicionin e së dielës në KOHA Ditore

Pajtimi i Kosovës që të përfshihet në Mini-Schengenin Ballkanik pas dy vjetësh refuzim, trajtohet në edicionin e veçantë të së dielës në “Koha Ditore”.

“Mini-dilema ballkanike” mban titullin shkrimi kryesor, i cili trajton në detaje secilin aspekt të kësaj nisme.

Defektet e kësaj iniciative i rendit në intervistë, Demush Shasha, drejtor i Institutit “Epik”.

Ndërsa, një profil të veçantë mund ta lexoni në kosovarçe për Igballe Rugovën, aktivisten e barazisë gjinore.

Për martesat e ndaluara me pasardhës të skllevërve në Nigeri kuptoni informacione në faqet e botës.

Veprat e veçanta të artistit, Jakup Ferri, vijnë përmes rubrikës së kulturës.

Një tjetër artiste këtë javë e gjeni në monument. Bëhet fjalë për Laura Sllamniku-Kryeziun e cila përdor teknikë të veçantë në veprat e saj prej qeramike.

I veçantë është edhe artikulli për 20-vjetorin e Kohavisionit. Aty do ta kuptoni se çfarë befasish ka përgatitur televizioni për shikuesit të martën e 22 shtatorit.

Se kush janë gjashtë shqiptarët e rinj të Lazios që presin një ditë të promovohen në ekipin e parë, e mësoni në hapësirën e ndarë për sportin.

Mbi 60 faqet e gazetës ju sjellin edhe shumë materiale e shkrime të tjera interesante.