Arbëri

Disa zona pa ujë

Uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në disa zona.

Për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike në ITU Badoc deri në orën 16:00 si shkak i punimeve nga KEDS, KRU “Prishtina” njoftoi se pa furnizim me ujë janë Kishnica, Sushica, Badoci dhe fshatrat Janjeva e Gushterica si zonë e Lipjanit që edhe aty ka mungesë të energjisë elektrike.

Po ashtu ITU Shkabaj është duke trajtuar ujë me kapacitet minimal për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit si shkak i punimeve në kanal. Kompania ka njoftuar se rezervuarët janë të mbushur, por se mund të ketë çrregullime për shkak të rrymës.

“Aktualisht rezervuarët janë të mbushur, por mund të ketë çrregullime të furnizimit me ujë në Mati 1, Bregu i Diellit, Graçanica dhe Hajvalia që ndërlidhen me mungesën e energjisë elektrike në Badoc, me ç'rast atje jemi duke trajtuar ujë me gjeneratorë. Po ashtu për shkak të punimeve në kanalin e Ibër Lepencit, Drenasi aktualisht nuk është duke trajtuar ujë për pije”, thuhet në njoftim.