Siguria ushqimore në Kosovë vazhdon të përballet me sfida serioze, ku mungesa e inspektorëve mbetet një nga problemet kryesore, ka deklaruar drejtori i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV), Bekim Hoxha.
Ai ka theksuar se kapacitetet aktuale janë të pamjaftueshme për të garantuar kontroll efikas në terren.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Numri i vogël i inspektorëve, 83 është shumë i vogël, Në raport me vendet e tjera të rajonit, po e marr Malin e Zi, i cili është tri herë më i vogël, i ka mbi 150 [inspektorë]. Maqedonia i ka 350. Bosnja dhe Hercegovina i ka 550, e shumë vende të tjera”, tha Hoxha.
Në një konferencë të organizuar nga AUV, Ministria e Bujqësisë dhe Autoriteti Evropian për Siguri Ushqimore, u diskutua rëndësia e forcimit të standardeve dhe rritjes së besimit të qytetarëve. Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, e cilësoi sigurinë ushqimore si një element thelbësor për zhvillimin e vendit dhe integrimin evropian.
“Siguria ushqimore nuk është vetëm çështje teknike, ajo është kontratë mes shtetit dhe qytetarit… pa siguri ushqimore nuk ka shëndet, pa shëndet publik nuk ka ekonomi të qëndrueshme”, deklaroi Muja, duke nënvizuar rëndësinë e këtij sektori për mirëqenien dhe zhvillimin ekonomik.
Ai paralajmëroi reforma të rëndësishme, përfshirë hartimin e një udhëzimi të ri në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian dhe transformimin e sistemit të inspektimit drejt një qasjeje të bazuar në rrezik. Po ashtu, deri në vitin 2027 synohet ndërtimi i një sistemi të plotë digjital për gjurmueshmërinë në zinxhirin ushqimor.
Pavarësisht progresit të arritur, institucionet pranojnë se vendi është ende në një fazë të ndërmjetme sa i përket standardeve të sigurisë ushqimore. Në këtë drejtim, është theksuar se bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë dhe rritja e kapaciteteve mbeten kyçe për të garantuar ushqim të sigurt dhe për të hapur rrugën drejt tregjeve evropiane.