Dy varre ortodokse serbe janë bërë pengesë për përfundimin e rrugës që lidh dy rrethrrotullime të rëndësishme në Prishtinë.
Projekti për kyçjen e rrethrrotullimit të lagjes “Lakrishtë” me atë në “Arbëri”, parasheh që rruga të prekë hapësirën e varrezave, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPër vazhdimin e punimeve duhet të lëvizen këto dy varreve, mirëpo familjarët e personave të varrosur, që sipas komunës, jetojnë jashtë Kosovës, ende nuk e kanë dhënë miratimin e tyre.
Gëzim Mehmeti, drejtor për Investime Kapitale në Prishtinë, thotë se do të bëjnë çmos që të tejkalojnë këtë pengesë dhe punimet e lëna në gjysmë të vazhdojnë.
Banorët e lagjes “Arbëria” kërkojnë zgjidhje të kësaj situate, pasi këtë rrugë e vlerësojnë si shumë të rëndësishme për ta.
Komuna ka njoftuar se është afër marrëveshjes me Infrakosin, e cila kundërshton po ashtu që rruga të kalojë mbi hekurudhë.