Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dyshohet për rrëshqitjen e një bjeshkatari në Majën e Hajlës, nis operacioni kërkim-shpëtimit

hajla

Foto: Ilustrim

Një bjeshkatar që dyshohet të ketë rrëshqitur në Majën e Hajlës përgjatë kreshtës kufitare ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi, është duke u kërkuar.

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor të Kosovës ka njoftuar se në gjetjen e tij janë angazhuar bashkë me  Shërbimin e Shpëtimit Malor të Malit të Zi dhe autoritetet kompetente të këtij shteti.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Sipas informatave fillestare nga terreni, një bjeshkatar me inicialet C.F dyshohet se ka rrëshqitur nga kreshta, duke humbur kontaktin me pjesëtarët e tjerë të grupit. Kushtet e pafavorshme atmosferike, të shoqëruara me reshje bore dhe dukshmëri të kufizuar, janë duke e vështirësuar realizimin e operacionit. Ekipet e kërkim-shpëtimit nga të dyja shtetet janë të angazhuara në mënyrë të koordinuar në operacionin ndërkufitar, me qëllim lokalizimin dhe ofrimin e ndihmës ndaj personit të raportuar”, thuhet në njoftim.