Dhjetëra të lënduar dhe shumë dëme materiale shkaktoi tërmeti që e goditi Shqipërinë në fund të shtatorit.
Por, sa është e përgatitur Kosova të ballafaqohet me tërmetet?
Kësaj çështjeje i kushtohet edicioni special i së dielës në “Koha Ditore”.
Profesori i Fakultetit të Ndërtimtarisë Naser Kabashi, tregon se deri në cilën shkallë mund ta përballojnë tërmetin ndërtimet e reja në Kosovë.
Se si tërmeti e nxorri në sipërfaqe varfërinë e fshatrave të Tiranës, e kuptoni në rubrikën e reportazhit.
Fejtoni sjell rolin që e kishte Sigurimi Shtetëror në Shqipëri gjatë kohës së Enver Hoxhës.
Faqet e kulturës sjellin artisten Monika Kropshofer, që merret me arkitekturën midis realitetit dhe imagjinatës.
Për tre brezat e jorganxhinjve gjakovarë në Pejë, mund të kuptoni në monument.
Ndërsa, “kosovarçe”, mund të zbuloni se cili është shqiptari që i mbijetoi sulmit terrorist në Kabul.
Sistemi arsimor i Finlandës, i cili është shembulli i përkryer arsimor në botë, shpaloset përmes faqeve të botës.
Në rubrikën e sportit, mund të lexoni për trajnerin e kombëtares së Malit të Zi në futboll, Faruk Haxhibegiq, i cili flet për Kosovën, kundërshtarin e saj të ardhshëm në fushë.
Këto dhe shkrime të tjera interesante nga fusha të ndryshme, mund t’i lexoni në numrin e së dielës në “Koha Ditore”.