Emilija Rexhepi është liruar nga detyra e zëvendëskryeministres në detyrë të Kosovës, pas emërimit të saj si nënkryetare e Kuvendit.
Rexhepi u zgjodh të martën nënkryetare nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe.
“Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka liruar dje nga detyra zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Rexhepi, pas emërimit të saj në pozitën e nënkryetares së Kuvendit nga radhët e komuniteteve joshumicë joserbe”, është njoftuar nga Kryeministria.