Depoja Qendrore e Barnave, për të cilën zyrtarët patën premtuar se do të funksionalizohej gjatë vitit 2025, nuk është vënë në funksion as në gjysmën e parë të 2026-s.
Në prag të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, duke u paraqitur para këtij objekti e pati promovuar depon si garanci për më shumë siguri të barnave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPamjet që ai publikoi ishin vetëm nga pjesa e jashtme, pa treguar nëse barnat janë transferuar brenda tij.
“Ky buxhet po rritet. Me këtë domethënë që po shtohen dhjetëra barna të tjera në listën e barnave esenciale, që i bie, më shumë barna për qytetarët, më shumë siguri dhe ne vazhdojmë punën”, pati deklaruar Vitia në videon e publikuar më 27 maj sivjet.
Barnat nuk janë bartur në objektin e ri, as një muaj pas paraqitjes së ministrit. Ato vazhdojnë të qëndrojnë në depon e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik.
Në Ministrinë e Shëndetësisë kanë thënë se punimet kanë përfunduar, por se bartja e barnave do të bëhet pas përmbylljes së procedurave administrative dhe komunale.
“Të gjitha punët e parapara janë përfunduar dhe raportet përfundimtare përkatëse janë dorëzuar. Në këtë fazë pritet realizimi i inspektimit përfundimtar nga zyrtarët kompetentë të Komunës së Prishtinës në fushën përkatëse. Aktualisht, MSH-ja është në proces të grumbullimit dhe kompletimit të dokumentacionit të kërkuar nga Komuna, me qëllim të lehtësimit të procesit të shqyrtimit dhe marrjes së vendimit përkatës. Pas pranimit të certifikatës së pronësisë, pritet të fillojë edhe procesi i bartjes së barnave”, është thënë në përgjigjen e Ministrisë së Shëndetësisë.
Në Komunën e Prishtinës nuk kanë dhënë përgjigje se kur ka nisur ky proces, në çfarë faze ndodhet shqyrtimi i kërkesës dhe nëse Ministria e Shëndetësisë ka dorëzuar të gjithë dokumentacionin e nevojshëm të kërkuar nga komuna.
Këtë depo e pati lavdëruar edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dy ditë para zgjedhjeve të 28 dhjetorit. Duke e shpërndarë një publikim të ministrit Vitia, Kurti pati thënë se “nga sot vendi ynë ka një hapësirë ku barnat ruhen sipas standardeve më të larta bashkëkohore”.
Kontrata bazë, në vlerë prej 1.8 milion eurosh, parashihte që punimet të përfundonin në nëntor të vitit 2025. Më pas, asaj iu shtuan edhe dy aneks-kontrata për punë shtesë, me kosto totale prej mbi 164 mijë eurosh.
Depoja ishte paraparë të ketë sipërfaqe mbi 1800 metra katrorë. Objekti ndodhet në rrugën nacionale Prishtinë-Fushë Kosovë. Objekti i ri në katin përdhese ka dy hapësira për zyrë dhe katër depo të madhësive të ndryshme, e në katin e parë shtatë zyra.
Procedurat për bartjen e Depos Qendrore të Barnave patën nisur në fund të vitit 2024.