Kanë kaluar dy vjet që nga funksionalizimi i ekipit përgatitor për themelimin e Komisionit të së Vërtetës dhe Pajtimit, por ky komision akoma nuk është krijuar.
Komisioni është mekanizëm i iniciuar nga presidenti Hashim Thaçi, përmes së cilit synohet pajtimi ndërmjet shqiptarëve dhe serbëve 20 vjet pas luftës në Kosovë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArdian Arifaj, këshilltar i presidentit Thaçi, që kryeson ekipin përgatitor ka thënë për KOHËN se kanë realizuar disa takime me akterët e nevojshëm, por që sipas tij, pandemia e ka vonuar themelimin e Komisionit.
“Komisioni parashihet të themelohet kur të përfundohen dokumentet që po përgatiten nga Ekipi Përgatitor e që do të nxjerrë përfundimet e veta pasi të marrë inputin përfundimtar nga konsultimet publike. Për fat të keq, për shkak të pandemisë globale, edhe Ekipi Përgatitor ka qenë i detyruar ta ndërpresë fushatën e konsultimeve, si dhe fushatën e informimit. Po sa kushtet ta lejojnë, Ekipi Përgatitor do të rifillojë punën e vet dhe ta përfundojë mandatin e vet”, tha Arifaj.
Në vitin 2018, Qeveria kishte mbyllur Institutin për Hulumtimin e Krimeve të Luftës, duke e shkrirë atë në një departament të Ministrisë së Drejtësisë.
Mirëpo, profesori i së drejtës penale, Ismet Salihu, që drejtonte këtë institut thotë se nuk mund të ketë pajtim ndërmjet dy etnive pa u hulumtuar krimet serbe.
Themelimin e Komisionit e përkrah Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, i cili nuk është pjesë e grupit përgatitor, por kërkon që të përshpejtohen procedurat.
Bekim Blakaj nga ky fond thekson se raporti përfundimtar i Komisionit duhet të pranohet edhe nga Serbia, në të kundërtën puna e Komisionit rrezikon të dështojë.
Deri më tani ekipi përgatitor ka hartuar një akt normativ, i cili përmban dispozita për mënyrën e funksionimit të Komisionit pas themelimit të tij.