Nënat e reja mbi 18-vjeçare do të mbështeten me nga 170 euro në muaj nga Qeveria e Kosovës si dhe do të fillojë zbatimi gradual i programit për shtesat e fëmijëve.
Në një konferencë për media, kryeministri Albin Kurti ka thënë se do rrisin mirëqenien e tyre dhe do të ulin varfërinë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ne duam t’i mbështetim gratë sepse duam t’i trajtojmë barabartë. Me këtë formë te mbështetjes po e fuqizojmë mbrojtjen e gruas në shoqëri. Po mbështesim edhe mirëqenien e saj”, ka thënë Kurti.
Ndërsa, ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se kjo masë ka qëllim ngritjen e rolit të gruas.
“Fuqizimi i pozitës së gruas në shoqëri është njëra nga çështjet që kjo qeveri po shtynë përpara. Këto masa kanë për qëllim ngritjen e rolit të gruas. Këto pagesa bëhen në llogari të grave dhe shkojnë direkt te to”.
