Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Dënimi i Raçiqit me 15 vjet burgim, hap i rëndësishëm për drejtësinë ndaj viktimave të dhunës seksuale

Donika Gërvalla

Foto: Driton Paçarada

Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin me 15 vjet burgim të Dejan Raçiq, i akuzuar për krime lufte, përfshirë dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Në një postim në Facebook, Gërvalla e ka cilësuar këtë vendim si një hap të rëndësishëm drejt vendosjes së drejtësisë për të mbijetuarit e dhunës seksuale, duke theksuar se ky është rasti i katërt kur drejtësia vendase ndëshkon autorë të këtyre krimeve. 

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Drejtësi për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Dejan Raçiq, sot u dënua me 15 vjet burg për krime lufte, konkretisht krimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë nga Gjykata Themelore në Prishtinë. Ky është rasti i katërt që drejtësia vendase ndëshkon autorët e këtyre krimeve, duke treguar se heshtja dhe mosndëshkueshmëria dalëngadalë po i afrohen fundit. Rruga mbetet e gjatë, po në fund, drejtësia dhe e vërteta gjithmonë fitojnë”, ka shkruar ajo. 

Gërvalla tutje ka vlerësuar se procese të tilla gjyqësore janë dëshmi se, pavarësisht sfidave, e vërteta dhe drejtësia në fund triumfojnë. 

Ministrja ka shprehur mirënjohje për organizatat dhe aktivistët që mbështesin vazhdimisht të mbijetuarit gjatë proceseve gjyqësore, si dhe ka përmendur edhe qëndrimin e të mbijetuarave.