Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Gërvalla: Një luftë tjetër në Ballkan do të ishte e mirëpritur nga Rusia

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla

Ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka thënë se Rusia mund të ndezë tensionet në Ballkani dhe të krijojë luftë të re që Perëndimi të mos e ketë fokusin në Ukrainë.

Në një intervistë të mërkurën për “NatSec Daily”, Gërvalla paralajmëroi se ambiciet territoriale të presidentit rus Vladimir Putin nuk ndalen në kufirin ukrainas.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas ministres, fitorja e Ukrainës kundër Rusisë do të siguronte stabilitet për një kohë të gjatë edhe në “Ballkanin e trazuar”.

“Strategjia e Putinit është të mbajë Perëndimin të hutuar me konflikte të ndryshme. Pra, një luftë tjetër në Ballkan do të ishte shumë e mirëpritur nga Rusia”, ka thënë ajo.

Kosova në veçanti është objektiv joshës për Putinin, siç thotë Gërvalla, sepse prosperiteti i vendit minon argumentin e tij se Perëndimi nuk mund të ndihmojë vendet e ish-bllokut lindor.

“Putini flet çdo javë për Kosovën. Nuk ka të bëjë me rëndësinë gjeopolitike të Kosovës, por ka të bëjë me faktin se Kosova është histori suksesi e Perëndimit, histori suksesi e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është histori suksesi e NATO-s, histori suksesi e vendeve evropiane”, ka deklaruar ajo.

Paralajmërimi i Gërvallës vjen në kohën kur shtetet e tjera evropiane kanë shprehur publikisht shqetësimet për agresionin në rritje të Putinit. Javën e kaluar, Suedia ka thënë se presidenti rus po synon ishullin e rëndësishëm strategjik baltik të Gotlandit. Kryeministri finlandez Petteri Orpo paralajmëroi se Rusia tashmë po sulmon fqinjët duke përdorur taktika hibride. Dhe Bashkimi Evropian dënoi gjithashtu Rusinë për heqjen e bovave që përcaktojnë kufirin lumor me Estoninë.