Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka deklaruar se Venezuela është e angazhuar në Ballkan nëpërmjet miqve dhe satelitëve të Rusisë për destabilizim.
Ajo ka shkruar në rrjetin social Facebook se me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit, Anthony Blinken dhe homologes së Argjentinës, Diana Mondino, ka marrë pjesë në takimin ministror për situatën emergjente në Venezuelë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGërvalla tha se Kosova i mbështet përpjekjet për t'i ndaluar liderët jodemokratikë “në përpjekjet e tyre për të mohuar të drejtën e qytetarëve të tyre dhe për të destabilizuar rajonet e ndryshme të botës”.
“Vura në pah edhe angazhimin e Venezuelës në Ballkan përmes miqve dhe satelitëve të Rusisë në rajonin tonë, me partneritete dhe lidhje të reja ekonomike, të cilat kërkojnë një vëmendje të shtuar dhe kujdes të veçantë”, ka shkruar ministrja Gërvalla.