Arbëri

Gjendet 13 vjeçja kosovare që u raportua e zhdukur në Gjermani

Arta Hajzeraj

Ambasada e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar se Arta Hajzeraj, 13-vjeçare, e cila të dielën ishte raportuar e zhdukur në Gjermani, është kthyer sot në shtëpi shëndosh e mirë.

Në njoftimin e ambasadës thuhet se lajmi është konfirmuar nga babai i saj, përmes një bisede telefonike me ambasadorin e Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Ambasada ka shprehur mirënjohje të thellë për të gjithë qytetarët që thuhet se treguan solidaritet, gatishmëri dhe përkrahje gjatë kësaj periudhe.