Arbëri

Hajdari: Shpërthimi në veturën time ngre dyshime për tentativë atentati

Vetura e dëmtuar nga shpërthimi në oborrin e QKUK-së

Vetura e dëmtuar nga shpërthimi në oborrin e QKUK-së

Foto: Driton Paçarada

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Osman Hajdari, ka thënë se shpërthimi në veturën e tij ngre dyshime për tentativë atentati ndaj tij. 

“Sot kam qenë objekt i një shpërthimi në veturën time – një akt që ngre dyshime të forta për tentativë atentati nga persona ende të panjohur për mua. Dua ta bëj të qartë se nuk i kam borxh askujt, as nuk i kam hyrë dikujt në hak ndonjëherë”, ka shkruar ai në Facebook. 

Osmani ka thënë se dikujt po i pengon e vërteta. “Nuk kam frikë. Asnjëherë nuk kam pasur dhe as tani nuk do të lejoj të më ndalë frika. Kam qenë dhe do të jem gjithmonë në shërbim të vendit tim, me ndërgjegje të pastër dhe përkushtim të plotë. Dikujt po i pengon e vërteta, drejtësia dhe puna ime e ndershme. Por sado të përpiqen, nuk do të më thyejnë. Përballë ligësisë, unë zgjedh të qëndroj drejt”, ka shkuar ai.

Vitia: Sulmi ndaj Osmanit do të marrë përgjigjen që meriton

Për shpërthimin në veturën e Osmanit ka shkruar edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia. 

“Kushdo që ka provuar të vendosë në sprovë shtetin dhe institucionet e vendit do të dështojë. Sulmi ndaj U.d. Drejtorit të QKUK-së do të marrë përgjigjen që meriton. Nuk ka kthim pas sepse asnjë prej nesh nuk do ta lejojë këtë në asnjë rrethanë”, ka shkruar Vitia.