Arbëri

Hapet për qarkullim rruga nacionale Prishtinë – Ferizaj

Policia e Kosoves

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është hapur për qarkullim normal rruga nacionale Prishtinë – Ferizaj, përfshirë aksin rrugor në afërsi të Prishtina Mall. 

“Pas përfundimit të punimeve dhe largimit të pengesave të përkohshme, lëvizja e automjeteve zhvillohet pa kufizime dhe në kushte të rregullta trafiku. Institucionet përgjegjëse mbeten të angazhuara për monitorimin e vazhdueshëm të situatës në terren, me qëllim garantimin e sigurisë dhe rrjedhshmërisë së komunikacionit”, ka njoftuar Policia e Kosovës. 

Policia ka ftuar vozitësit ta respektojnë sinjalizimin rrugor dhe rregullat e trafikut.