Ramush Haradinaj i Aleancës për Ardhmërinë e Koosvës, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti mbi politikat e energjisë mes dy qeverive.
Haradinaj fillimisht përmendi vendosjen e taksës 100% ndaj mallrave serbe, projektin me ContourGlobal për ta bërë Kosovën të pavarur energjetikisht nga Serbia dhe projektin amerikan të gazit, e që të gjitha sipas tij, janë refuzuar nga Kurti.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMë pas, ai shprehi revoltën për importin e mallrave të Serbisë që presin të hyjnë në Kosovë, derisa theksoi faktin se Kosova vitin e kaluar ka importuar energji elektrike në vlerë prej rreth 259 milionë euro.
Haradinaj ka thënë se njerëzit e Kurtit po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan dhe se tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton.
“Tash, kur është riaktualizuar çështja e gazit, njerëzit e tij po përgatiten për protesta kundër gazit amerikan. Kush është ky njeri? A është me të vërtetë kundër gazit apo kundër Amerikës? Tregun e mallrave ia dha Serbisë, ndërsa tregun energjetik po ia garanton. Çka don ky njeri nga Kosova?”, tha ai.