Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se më 9 shkurt partia e tij do të jetë në pushtet, duke e ndërruar Qeverinë dhe duke anëtarësuar Kosovën në NATO.
Ai ka shkruar në Facebook se anëtarësimi i Kosovës në NATO është zgjidhja që kryeministri Albin Kurti “nuk e kupton dhe e pengon”. Sipas Haradinajt, Kosova ka aleatë të fuqishëm, por e keqë është vetëm Qeveria.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Anëtarësimi i shpejtë në NATO është zgjidhja që Kryeministri aktual nuk e kupton dhe e pengon. Për këtë e kemi bërë e aftësuar shtetin dhe ushtrinë. Kosova ka miq e aleat të fuqishëm. Të keqe e ka veç Qeverinë. Prandaj, ne e ndërrojmë Qeverinë më 9 shkurt, sepse duam që rruga e përbashkët me miqtë e aleatët të avancojë!”, ka thënë deputeti i AAK-së.
Haradinaj e ka quajtur Kurtin “paranojak”, duke thënë se debatet e tjera janë operacion shpërqendrimi.