Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se nuk ka asnjë lloj zhvillimi sa i përket çështjes së presidentit të ri, derisa për këtë faj i ka hedhur Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas Haradinajt, LVV-ja qëllimisht po e zvarritë këtë çështje që si ushtruese detyre ta bëjë kryeparlamentaren Albulena Haxhiu, e më pas të nisë diskutimet për zgjedhjen e presidentit. Siç theksoi ai, opozita varet nga iniciativa e LVV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Duket që në VV e kanë një plan në kohë, fillimisht për ta është me rëndësi që kryetarja e Kuvendit të jetë edhe u.d e presidentes. Nuk po nguten para datës 5, pastaj të shohim si do ta menaxhojmë. Ne varemi nga iniciativa e tyre, opozita është e pamundur që të marrë iniciativë për një temë si kjo. I kemi 34 ditë, 10 ditë shkuan, po shihet qartë që është e lidhur me datën kur presidentja aktuale e kryen mandatin, u.d vjen Haxhiu, pra VV po pret”, ka thënë ai para nisjes së seancës së Kuvendit.
Gjykata Kushtetuese më 26 mars ka nxjerrë aktgjykimin me të cilin i ka dhënë kohë Kuvendit 34 ditë për ta zgjedhur presidentin e ri të shtetit. Në të kundërtën, sipas aktgjykimit, Kuvendi shpërndahet dhe organizohen zgjedhje të parakohshme brenda 45 ditësh.
Aktgjykimi ka trajtuar kërkesën e Qeverisë dhe të shefes së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Arbërie Nagavci, e të 30 deputetëve të tjerë, që kanë kërkuar vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentes Vjosa Osmani, me të cilin më 6 mars ka shpërndarë legjislaturën e dhjetë, me arsyetimin se nuk ka arritur ta zgjedhë presidentin një muaj para përfundimit të mandatit të atij aktual.
Tahiri: Është marre t’i shpërndahet paga e 13-të sektorit publik, e të mos ndihmohet ai privat
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka kritikuar Qeverinë për ndarjen e pagës së 13-të për punëtorët e sektorit publik në Kosovë.
Ai e ka vlerësuar si pabarazi për punëtorët e sektorit privat, ndërkohë që i ka kërkuar Qeverisë veprim urgjent për këta punëtorë.
“Rroga e 13 për sektorin publik për 80 mijë njerëz as nuk ka qëllim ta zbutë varfërinë, as ta ulë pabarazië, është vetëm një veprim që ka buruar nga një zotim paraelektoral dhe që duke ditë se mund të shkojmë në zgjedhje mund të ketë ndikim në votë. Ju them të gjithë nëtarëve të qeverisë, është marre të shpërndahet paga e 13 sektorit publik dhe mos të ndihmohet sektori privat”, ka thënë Tahiri para fillimit të seancës së Kuvendit.